Arabi Saudite, një qytet vetëm për gratë
Në këtë mënyrë mund të stimulohet karriera edhe për gratë, por vetëm duke qenë në ambiente pa meshkuj
Një qytet vetëm me gra, ose më saktë, një industri e tërë, e pajisur me zyra dhe vende pune që do të jenë të populluara vetëm nga gjinia femërore dhe pa praninë e asnjë mashkulli.
Ky është projekti që po përpiqet të vërë në jetë Kompania Shtetërore e Ndërtimit, institucioni i cili është ngarkuar nga shteti që të stimulojë zhvillimin e vendit në hapa të afërt me botën e qytetëruar, duke bërë të mundur edhe realizimin e aspiratave të grave për të pasur një karrierë, por nën mbikëqyrjen e rreptë të ndarjes së sekseve, siç e kërkojnë ligjet e forta fetare të vendit mysliman.
Sipas asaj që raporton tabloidi britanik ‘Daily Mail’, ndërtimi i qytetit, i cili pritet të shtrihet në lindje të Hafufit, do të nisë vitin tjetër. Objektivi është që të krijohen rreth 5 mijë vende pune në industrinë tekstile, farmaceutike dhe industrinë ushqimore të drejtuara vetëm nga gratë dhe me personel vetëm femëror.
Edhe pse rregullat fetare nuk e pengojnë me ligj punësimin e grave, në një vend fanatik si Arabia Saudit, të dhënat tregojnë se vetëm 15 për qind e grave shkojë në punë. Ndaj është edhe një shans që u jepet atyre për t’u integruar dhe për të pasur role drejtuese në vende të ndryshme pune, të cilat në kushte të tjera nuk do të mund t’i bënin kurrë.
Në fakt, nisma e Arabisë Saudite lidhet me arsye ekonomike dhe me imazhin e vendit, dhe jo arsye kulturore apo emancipimi, pasi në vendin fanatik, të drejtat egrave të përcaktuara sipas islamit, janë fare minimale.