Albspirit

Media/News/Publishing

Arsyeja pse disa njerëz përfundojnë si partnerë tërheqës

Ndoshta ju ka rënë rasti të njihni një nga ato çifte ku njëri partner është shumë më tërheqës se tjetri. Disa mund të ndjehen keq dhe të turpëruar kur dëgjojnë se partneri i tyre mund të gjejë dikë më të mirë.

Megjithëse na kanë thënë se bukuria e vërtetë gjendet përbrenda, pamja është një nga karakteristikat që njerëzit vlerësojnë dhe kërkojnë më shumë te partneri i tyre romantik.

Në përgjithësi, çiftet janë të prirur të kenë ngjashmëri në shumë aspekte, përfshirë tërheqjen fizike dhe karakteristikat kulturore si fja, politika apo statusi ekonomik- më shumë se sa dy njerëz të zgjedhur rastësisht.

Ka disa teori pse njerëzit e zgjedhin parntnerin më pak tërheqës se vetja. E para është konkurenca: Teksa individët kërkojnë më të mirat te partneri i tyre, ata kufizohen nga karakteristikat e veta.

Dikush që është mjaftueshëm tërheqës do të donte të përfundonte me një supermodel, por konkurenca nga njerëzit e bukur i bën të mendojë se do të ketë një partner me pak të bukur.

Por ka dhe një teori tjetër. Sipas gazetës Psychological Science, çiftet heteroseksuale e kanë nisur marrëdhënien duke qënë thjesht miq dhe janë tërhequr nga karaktëristika të tjera të përbashkëta.

 

Please follow and like us: