Albspirit

Media/News/Publishing

Astrologjia është vetëm një gënjeshtër?

Lëvizjet e yjeve ndikojnë realisht fatin dhe personalitetin tonë? Pro dhe kundër horoskopit

Astrologjia është një disiplinë shumë e lashtë kozmologjike, që bazuar në konceptin se lëvizjet e trupave qiellorë dhe pozicionet e tyre karshi Tokës ndikojnë në mënyrën tonë të të vepruarit, studion fatin e qenieve njerëzore duke vëzhguar yjet.

Pa dyshim që është diçka mahnitëse; të mendosh p.sh, se Saturni mund të ndikojë ditën tonë apo se kemi lindur në një orë të ditës në të cilën yjet kanë ‘dekretuar’ se personaliteti ynë është më shumë ose më pak i qëndrueshëm, më shumë ose më pak autoritar, është një mendim romantik.

Por ia vlen të besosh realisht në këtë fakt? Ka nga ata që janë vërtetë të fiksuar për ta parë horoskopin e ditës në TV ose për ta lexuar në gazetë. Por edhe në këtë rast duhet pasur kujdes me atë që dëgjoni ose lexoni; duhet të informoheni më parë se kush e thotë apo kush e shkruan horoskopin tuja, nëse është vërtetë një profesionist i astrologjisë apo një amator.

Një gabim tjetër lidhur me horoskopin ka të bëjë me faktin se disa mendojnë që horoskopi parashikon të ardhmen. Në realitet qëllimi i tij është të parashikojë se si do të jetë humori juaj gjatë ditës, dhe si rezultat vendimet që do të merrni.

Ka nga ata që duke lexuar horoskopin influencohen, edhe negativisht gjatë gjithë ditës. Kjo është diçka e gabuar. Më mirë do të ishte që në fund të ditës të bënit një lloj bilanci nëse ajo që parashikonte horoskopi për ju në mëngjes është e vërtetë.

Please follow and like us: