Albspirit

Media/News/Publishing

Berlusconi divorcohet, do paguajë 36 milionë euro në vit për ish-gruan

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi pranoi të paguajë 36 milionë euro në vit ish-bashkëshortes së tij Veronica Lario, si pjesë e marrëveshjes së divorcit. Berlusconi do të mbajë vilën me vlerë 100 milionë dollarë ku çifti jetoi bashkë me tri fëmijet e vet. Lario u nda nga Berlusconi në vitin 2009 kur kryeministri u pa në ditëlindjen e tetëmbëdhjetë të një vajze që aspironte të bëhej modele. Forbes vlerëson pasurinë e Berlusconit në 6 miliardë dollarë. Media italiane raporton se Lario pati kërkuar fillimisht rreth 40 milionë euro në vit ndërsa ish-bashkëshorti i pati afruar rreth 3 milionë euro në vit. Çifti u takua për berë të parë më 1980 pasi Berlusconi e pa Larion në skenën e një teatri në Milano. Ata u martuan më 1990. Berlusconi ka dy fëmijë nga martesa e tij e parë dhe është fejuar aktualisht me 28 vjeçaren Francesca Pascale . Berlusconi ka qenë kryeministri më jetëgjatë i pasluftës në Itali dhe dha dorëheqjen në vitin 2011. Ka vendosur të kandidojë sërish vitin e ardhshëm. Në mandatin e tij të tretë, borxhi publik i Italisë shënoi një rekord në nivelin 2.6 triliardë dollarë. Përgjatë të gjithë kohës Berlusconi ka qenë i famshëm për skandale seksuale.

Please follow and like us: