Albspirit

Media/News/Publishing

Ciftet e pamartuara mund të jetojnë ligjërisht bashkë

Duket e çuditshme, por deri dje, çiftet e pamartuara në Florida që jetonin bashkë, shkelnin seriozisht ligjin. Pas një përgjumjeje shumëvjeçare, autoritetet e këtij shteti amerikan më në fund shfuqizuan ligjin e vjetër që përbënte një absurditet në Florida.

Guvernatori Rik Skot i vuri firmën finale shfuqizimit të këtij ligji që datonte që prej vitit 1868. Megjithatë, ndërsa ai ishte në fuqi, nëse autoritetet lajthisnin dhe vendosnin të akuzonin çiftet e pamartuara që jetonin bashkë, ata mund të përballeshin me 60 ditë burg dhe 500 dollarë gjobë. Por mediat vendase thonë se nuk ka raste që të tregojnë se ligji është përdorur gjatë kohëve moderne.

Ligjet për bashkëjetesën ishin të zakonshme në SHBA deri në mes të shekullit të XX, mdaje shtete si Miçigani dhe Misisipi i kanë ende. Ligjvënësit e Floridës kërkuan që ky ligj i vjetër të eleminohej, pasi bëshkëjetesa ka ndryshuar shumë, sidimos mes njerëzve me moshë të madhe.

Autoritetet thonë se duke jetuar bashkë të pamartuar zyrtarisht, çiftet me moshë të madhe përfitojnë më shumë nga sigurimet shoqërore dhe s’ka arsye për një normë të tillë të ekzistojë duke i bërë ata shkelës të ligjit.

Interesant është fakti se ligji i vjetër nuk prekte dot çiftet e të njëjtit seks, pasi kur ai u miratua, një fenomen i tillë ishte i pamendueshëm.

Please follow and like us: