Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumenti i FBI, Marilyn Monroe ishte komuniste

Një dokumenti i klasifikuar i FBI, i cili ka dalë së fundmi në dritë, tregon se ikona e kinemasë amerikane dhe asaj botore, Marilyn Monroe mbikëqyrej prej agjencisë sekrete si e dyshuar e lidhur me komunizmin në vitin 1956. Agjencia ka dokumentuar një telefonatë anonime të ardhur në redaksinë e ‘New York Daily News’ gjatë atij viti që paralajmëronte faktin se bashkëshorti i divës, Artur Miller ishte komunist dhe Monroe gjithashtu ishte futur në orbitën e komunizmit pas martesës me të.

Dokumenti, në fakt, është vetëm një grimcë e vogël e misterit që mbulon vdekjen e aktores në vitin 1962. Sipas dokumentit të FBI, i cili sipas Associated Press është vetëm një pjesë e vogël e të dhënave që shërbimi sekret kishte mbledhur gjatë mbikëqyrjes së aktores, një burrë kishte telefonuar pranë ‘New York Daily’ duke deklaruar se kompania filmike e Marilyn Monroe ishte e mbushur me komunistë dhe se të ardhurat e përftuara prej saj shkonin për të mbuluar aktivitetet e komunistëve, ndërsa po sipas telefonuesit që mbetet anonim, martesa e Artur Miller me aktoren ishte vetëm një mënyrë për të mbuluar këto aktivitete.

Please follow and like us: