Donald Lu: SHBA po ndjek me vëmendje procesin për reformën në drejtësi
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin me vëmendje procesin pë reformën në drejtësi”. E tha Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu i pranishëm në aktivitetin për të drejtat e njeriut organizuar sot paradite nga Avokati i Popullit.
Donald Lu: “Dua të theksoj rëndësinë e mbledhjes së sotme të Komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi. Ata do të diskutojnë dhe votojnë në parim draftin e propozuar nga ekspertët nga Komisioni i Venecias. Besojmë se do të jetë votë unanime në favor që do të demonstrojë unitetin kombëtar që kërkohet nga populli shqiptar. Po e monitorojmë nga afër këtë proces”
Duke iu referuar respektimit të të drejtave të njeriut, Lu pranoi se ‘Nuk është e lehtë që të punosh për të drejtat e njeriut”
Ndërsa ambasadori i OSBE-së Florian Raunig bëri apel që institucionet të adresojnë sfidat që ka vërejtur Avokati i Popullit.