Albspirit

Media/News/Publishing

Dy zemra rrahin vërtetë si një e vetme kur jeni të dashuruar

ciftet e dashuruarÇiftet e të dashuruarve shpesh ndajnë të njëjtat interesa, plotësojnë fjalitë e njeri tjetrit dhe qeshin me të njëjtat shaka. Por sipas një studimi të fundit, edhe zemrat e tyre mund të rrahin me të njëjtin ritëm.

Shkencëtarët kanë zbuluar se treguesit e frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës në rastin e dy njerëzve të dashuruar që janë ulur pranë njëri-tjetrit janë të njëjta. Dhe për këtë nuk kanë nevojë që të kapen prej dore apo të flasin. Ky fenomen nuk ndodh me dy njerëz të panjohur.

Një skuadër shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë ishin duke studiuar efektet fiziologjike tek njerëzit e dashuruar. Ata zbuluan se zemrat e tyre rrihnin me të njëjtin ritëm kur ndodheshin pranë njeri tjetrit apo shihen në sy.

Drejtuesi i studimit, prof. Emilio Ferrer shprehet: ‘Ne kemi parë në shumë studime se si një person i dashuruar mund të përjetojë të njëjtën gjë që përjeton objekti i tij i dashurisë, por ky studim dëshmon se si ata ndajnë edhe të njëjtën eksperiencë fiziologjike gjithashtu”.

Shkencëtarët morën në studim 32 çifte të cilët u vendosën pranë njëri tjetrit në një dhomë të qetë dhe rrahjet e zemrës të secilit prej tyre u monitoruan përmes një monitori.

Të dhënat treguan se çiftet kishin tregues të njëjtë të rrahjeve të zemrës, gjë që nuk ndodhi në momentin kur partnerët u shkëmbyen me të tjerë të huaj.

Please follow and like us: