Albspirit

Media/News/Publishing

Einsteini i ri, një 15-vjeçar francez

Për disa media franceze, mes të cilave radio Rtl apo rrjeti televiziv Tf1, është vlerësuar si Einsteini i ri. Neil Ibata, një 15-vjeçar francez, i cili frekuenton liceun Ndërkombëtar të Strasburgut, ka firmosur një artikull të publikuar në revistën Nature. Studimi, në të cilin ka marrë pjesë 15-vjeçari dhe që drejtohet nga i ati i tij, Neil Rodrigo, ka zbuluar se përreth galaksisë Andromeda rrotullohen shumë galaksi të vogla, që formojnë një disk perfekt. Sipas të atit, kontributi i Neil ka qenë vendimtar. “Në fund të verës doja ti mësoja programimin dhe i kërkova të krijonte një modelim të lëvizjeve të galaksive të vogla. Brenda një fundjave Neil ka zbuluar se ato formonin një disk që rretullohej”, ka thënë i ati në një intervistë. Rëndësia e zbulimit është konfirmuar nga një artikull që shoqëron gjithmonë “Nature”. “Këto rezultate,- shkruan Brent Tully i universitetit të Hawaii,- vënë në siklet gjithë teoritë mbi formimin e galaksive”.

Please follow and like us: