Fustani me 50 diamante që vlen 3 milionë euro
Në këto kohë krizash që pothuajse gjithë bota është duke përjetuar, duket si një provokim, prandaj jo më kot stilistja britanike, Debbie Wingham ka zgjedhur ta prezantojë fustanin e saj të veçantë, që vlen 3 milionë euro, në Kiev, aty ku zonjat e privilegjuara sa i përket nivelit ekonomik e kanë komoditetin të shpenzojnë shifra marramendëse për veshje dhe aksesorë. Sfilata e veçantë përfshinte disa fustane, të gjithë në ngjyrë të errët, të cilët përmbanin nga 50 diamante të zinj prej 2 karatësh, vlera e të cilëve ishte e barabartë me 3 milionë euro. Secili prej fustaneve peshonte 13 kg. Me gjithë vlerën marramendëse, njëra nga modelet që ka sfiluar me fustanin luksoz, e ka cilësuar shumë të parehatshëm dhe të pakëndshëm për t’u veshur.