Albspirit

Media/News/Publishing

Italo-braziliania shet virgjërinë në ankand, paratë për të varfrit

Një 20-vjeçare braziliane me origjinë italiane ka nxjerrë virgjërinë në ankand dhe me paratë që shpreson të fitojë, ka ndërmend të realizojë një projekt për shtëpitë popullore të Santa Catarina. Në adresën e internetit ofertat kanë kaluar 160 mijë dollarë. Në fund, e gjithë historia do të bëhet dokumentar.

Catarina Migliorini, 20 vjeç, pretendon se është një vajzë “shumë romantike” dhe mendon se zgjedhja e saj nuk ka lidhje me prostitucionin. “Nëse e bën vetëm një herë në jetë, nuk je një prostitutë. Ashtu sikurse po të bësh një foto, nuk bëhesh menjëherë fotograf”, ka thënë Catarina.

Ankandi pritet të mbyllet në 15 tetor dhe fituesi do të qëndrojë anonim, ndonëse për këtë histori do të prodhohet një dokumentar nga një kineast australian. Rregullorja parashikon që Catarina ta takojë fituesin në bordin e një avioni për të shmangur akuzat e mundshme, pasi në mjaft vende prostitucioni është i dënuar me ligj. “Paratë do të më mbeten mua të gjitha, pasi produksioni australian nuk do të marrë asnjë qindarkë. Fituesi mund të kalojë një orë me mua, mund të bisedojë me mua nëse do, por nuk mund të më puthë. E duhet të përdorë prezervativ. Jam 20 vjeç dhe përgjegjëse për trupin tim, nuk po i bëj keq askujt. E vetmja gjë që më shqetëson është fakti se familja ime do të vuajë”, thotë Catarina.

Please follow and like us: