Kamarierja merr 12,000 dollare bakshish, por ia konfiskon policia
Duket tamam një ëndërr e kthyer realitet ngjarja që i ndodhi një kamariereje ne Minnesota, me emrin Stacy Knutson. Një klient i tha të merrte bakshish atë që kishte brenda në një kuti në tavolinë. Imagjinoni fytyrën e saj, kur hapi kutinë dhe pa 12,000 dollarë në kesh. Gruaja u habit aq shumë sa mori në telefon policinë për tu siguruar nëse mund t’i mbante. Në fillim policët i thanë se mund t’i mbante paratë, për aq kohë sa klienti nuk kthehej për t’i kërkuar sërish. Pas disa ditësh, policia kontaktoi sërish me gruan dhe i kërkuan paratë sepse dyshohej se ishin frut i trafikut të drogës. Stacy në fillim protestoi nga ky vendim që i dukej totalisht absurd dhe rasti arriti nje rezonancë në SHBA. Në fund policia nuk arriti të mblidhte paratë që ishin burim i paligjshëm. Sipas Knutson paratë e saj nuk ishin aspak ilegale, por ishin një dhuratë që i erdhën nga një klient bujar që mbase i dinte vështirësitë e saj ekonomike.