Albspirit

Media/News/Publishing

Kamera e fshehtë, Daçiç paralajmëron aksione ligjore (video)

ivica dacicKryeministri serb Ivica Daçiç duket se nuk di të vlerësojë sensin e humorit. Ai ka paralajmëruar aksione ligjore ndaj organizatorëve të kamerës së fshehtë, që iu sajua pak ditë më parë. Gjatë shakasë televizive, ai u intervistua nga një gazetare pa të mbathura, e veshur me një fustan provokues.

Këshilltari i tij Ivica Toncev, ka deklaruar për “Blic” se Daçiç ka vendosur veton për transmetimin e videos integrale të intervistës, e cila ishte parashikuar të transmetohej sot në orën 18:00 në televizionin Pink.

Një fragment i intervistës është shpërndarë dy ditë më parë në Youtube dhe videoja ështyë klikuar nga më shumë se dy milionë njerëz. Në filmim duket qartë intervistuesja, modelja Branka Knezevic (imazh i njohur për revistën Playboy, por mesa duket e panjohur për Daçiç), e ulur përballë kryeministrit seb me një fustan tepër të shkurtër. “Kjo kamera e fshehtë është fyerje jo vetëm për kryeministrin Daçiç, por edhe për gjithë Serbinë. Kryeministri nuk mund të lejojë që kjo të kalohet pa u ndërshkuar “, ka thënë stafi i tij.

Videoja e plotë që po qarkullon në Youtube:
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=_JUVapDyA_o?feature=oembed]

 

Please follow and like us: