Albspirit

Media/News/Publishing

Kanada, 156 mijë ha tokë, të përfshira nga zjarret

Zjarri në provincën kanadeze Alberta mbulon një sipërfaqe toke prej më shumë se 156 mijë hektarë, e cila pritet të rritet. Kreu i provincës, Rachel Notley deklaroi se po vazhdon transportimi jashtë komunitetit Fort McMurray, nga i cili dy ditët e fundit janë evakuar me avion 12 mijë banorë. Njoftohet se të premten 7 mijë banorë të tjerë dhe 2500 mjete u larguan nga zona e përfshirë nga flakët. Zjarrfikësit në qytet po punojnë për të ruajtur nga zjarret qendrën dhe periferitë e saj, ndërsa deri tani 1600 banesa janë djegur plotësisht.

Please follow and like us: