Klientët joshen edhe kështu nga kjo kompani ajrore
Ato qëndrojnë të veshura me bikini, ndërsa nuk hezitojnë të bëjnë edhe ndonjë performacë gjatë fluturimit, Është fjala për stjuardesat e kompanisë ajrore “VietJet”, e cila duket se ka gjetur një mënyrë të veçantë për të përfituar klientë.
Përfaqësues të kompanisë shprehen se performanca të veçanta të stjuardesave të tyre më së shumti bëhen gjatë fluturimeve në zonat turistike në bregdet.
Për herë të parë, stjuardesat janë veshur me bikini dhe kanë kërcyer gjatë fluturimit nga Ho Chi Minh në qytetin bregdetar të Nha Trang në vitin 2012. Më pas, kjo metodë e përfitimit të klientëve është përdorur edhe në shumë fluturime të tjera dhe duket se ka qene rezultative për këtë kompani.
Please follow and like us: