Albspirit

Media/News/Publishing

Liderja e lëvizjes Femen zhvishet në Al Jazeera

Ka ngjallur jo pak debate “striptizmi” i parë i transmetuar në Al Jazeera. Gjatë programit “Stream” ka qenë e ftuar Inna Schevchenko, liderja e lëvizjes feministe Femen.

Tema e bisedës ka qenë shfrytëzimi i grave në Islam dhe çdo gjë ka shkuar mirë deri në momentin që drejtuesja e emisionit ka pyetur: “Për gratë është më mirë nudo apo burka?”.

Inna ka replikuar shkurt: “Trupi i grave është një indikator i lirisë së tyre”. Pastaj krejt papritur ka hequr bluzën dhe është shfaqur nudo. Linja i ka kaluar menjëherë studios, që ka vijuar bisedën me vajzën ukrainase. “E kishim parashikuar”,-ka komentuar drejtuesja për të dal nga situata.

Këtu mund të shikoni videon e plotë:

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=Jx6bxJezuB0#!

Please follow and like us: