Marsi, pamje sugjestionuese nga planeti i kuq
Toka e kuqe, gjithmonë e mistershme për njerëzimin dhe e pasur me minerale, vjen përmes imazheve sugjestionuese të mbledhura nga sonda e NASA-s, ‘Opportunity’. NASA ka celebruar përvjetorin e 15-të të misionit më 4 korrik, kur në vitin 1997 sonda ‘Mars Pathfinder’ zbriti për herë të parë në planetin intrigues për njerëzimin, Mars. Që nga ajo kohë, ka dhënë kontributin e vet të çmuar për të kuptuar më tepër rreth asaj që ekzistonte përtej planetit tonë, duke dërguar më shumë se 17 mijë imazhe, analiza kimike të shkëmbinjve dhe të dhëna të hollësishme mbi erërat dhe faktorë të tjerë meteorologjike në të ashtuquajturin planeti i kuq. NASA ka publikuar një montazh që përbëhet nga rreth 817 foto të realizuara gjatë 4 muajve, ku mund të shihen, mes gjërave të tjera, edhe gjurmët e lëna nga sonda e NASA-s gjatë marshimit të saj në terrenin e boshatisur, në përpjekje për të eksploruar më tepër rreth tij.