Martesat më të shkurtra
Nga burri që u divorcua nga bashkëshortja vetëm pak sekonda pasi u martua me të, te aktorja që kyçi në dhomën e hotelit të muajit të mjaltit burrin, 6 orë pas ceremonisë e deri dhëndri që vdiq pasi tha: “Po, pranoj”. Këto janë 9 martesat më të shkurtra të historisë.
1 – Burri që u divorcua nga bashkëshortja vetëm pak sekonda pasi u martua me të
Në vitin 2012, një person nga Dubai u divorcua nga bashkëshortja e tij vetëm pak sekonda pasi u martua me të. Menjëherë pas ceremonisë ai shkoi në gjykatë dhe u divorcua nga ajo. Arsyeja? Sepse babai i vajzës kishte kërkuar që ajo ta mbante punën edhe pas martesës
2 – Moderatori i TV që e tradhëtoi gruan ditën e festës së beqarisë
Në vitin 2004, martesa e moderatorit Mario Lopez dhe aktores Ali Landry zgjati vetëm dy javë. U ndanë pasi Lopez pranoi se kishte tradhëtuar gruan ditën e festës së beqarisë. “Ateherë isha i ri, dhe i papjekur,” tha Lopez.
3 – Nusja që u sulmua nga bashkëshorti i saj i ri
Në vitin 2012, Tammy Driver, 21 vjeç dhe Nikcy Pearce, 29, u ndanë vetëm 4 ditë pas martesës, pasi dhëndri akuzoi nusen se po flirtonte me një person tjetër, dhe e rrahu atë.
4 – Martesa e Britney Spears që zgjati vetëm 55 orë
Për shokun e fëmijërisë së këngëtares pop Britney Spears, Jason Alexander, martesa mes të dyve, do të ishte një gjë e mirë, pushimet e Vitit të Ri 2004 në Las Vegas, por 55 orë më vonë, martesa u anullua për shkak se Spears nuk ndjehen plotësisht e sigurtë për t’u martuar.
5 – Aktori që prangosi bashkëshorten e tij që kjo e fundit mos të largohej
Aktori Dennis Hopper dhe ish-këngëtarja Michelle Philips ishin ndër të paktët çifte të cilëve u zgjati më shumë martesa në këtë listë, 8 ditë më vonë erdhi divorci. Hopper e mbajti bashkëshorten e tij të lidhur me pranga në mënyrë që ajo mos të largohej. Por ajo që është e çuditshme është fakti që Phillips i përshkruan ato 8 ditë, si më të bukurat në jetën e saj.
6 – Dhëndri saudit që e la nusen ditën e dasmës
Një burrë nga Arabia Saudite vendosi ta linte nusen e tij ditën e dasmës. Kjo për arsye se ish-i dashuri i vajzës i kishte dërguar disa foto intime. Pasi mori vesh se nuk ishte i pari në jetën e saj, ai vendosi ta linte.
7 – Dhëndri që vdiq pasi tha: “Po, pranoj”
Nuk dihet shumë për këtë çift, por martesa e tyre zgjati vetëm pak sekonda. Ngjarja është shkruar në të përditshmen amerikane “The Day” në prill të vitit 1967. Ramon Cusi, 65, vdiq sapo i tha nuses së tij Esperanza Manapat, “Po, pranoj”, kur prifti e pyeti nëse dëshironte të kalonte jetën me të.
8 – Aktorja, martesa e së cilës u anullua pasi ajo në fakt ishte e martuar
Aktorja hungareze, Zsa Zsa Gabor ishte martuar 9 herë. Madje ajo është edhe autorja e librit “Si të kapësh një mashkull, si ta mbash një mashkull dhe si ta heqësh qafe atë”, që e shkruajti pas martesës së 5-të. Kur po martohej mbi një jaht në prill të vitit 1983 me Felipe de Alban, ditë më vonë, martesa e saj u anullua pasi divorci i saj me burrin e mëparshëm nuk ishte finalizuar.
9 – Aktorja që kyçi në dhomën e hotelit të muajit të mjaltit burrin, 6 orë pas ceremonisë
Në vitin 1919, aktorja Jean Acker dhe Rudolph Valentino u takuan gjatë një feste. Ato u martuan më 6 nëntor të atij viti. Por vetëm pak orë më vonë, nusja u pendua dhe e mbylli Valentinon në dhomën e hotelit në vendin që kishin shkuar për muaj mjalti, vetëm 6 orë pas ceremonisë.