Albspirit

Media/News/Publishing

Marylin Monro përgjohej nga FBI, kishte kontakte me komunistët

FBI mbante nën vëzhgim Marilyn Monroe dhe marrëdhëniet e saj me ambientin “komunist”, një vit përpara vdekjes së saj në gusht të 1962. Lajmi është publikuar nga Associated Press, e cila i është referuar disa dosjeve të rezervuara të bëra publike për efekt të Freedom Information Act. Të dhënat mbi personazhin e famshëm të Hollywood nuk përmbajnë asnjë lajm rreth hetimeve për vdekjen e saj, që ende sot e kësaj ditë mbetet misterioze. Dokumentet e FBI-së janë publikuar pa asnjë censurë dhe kanë treguar se si agjencia e inteligjencës ndiqte nga pas Monroe. “’New York Daily News’ morri një telefonatë anonime më 3 korrik 1956 nga një burrë i paidentifikuar, që informonte se Arthur Miller (bashkëshorti i saj në atë kohë) kishte qenë dhe vazhdonte të ishte një pjesëtar i Partisë Komuniste.Edhe e shoqja, Marilyn Monroe, qarkullonte në ‘orbitën’ e partisë komuniste”, shkruhet në dosje. Më tej tregohet se miqtë e Marilyn ishin të shqetësuar për afrimin e saj me Frederick Vanderbilt Field, pinjoll i njërës prej familjeve më të pasura në Amerikë, i shpallur i padëshiruar për shkak të ideve të tija ekstremiste të majta. Ata u njohën në Meksikë, ku aktorja u strehua në fillim të viteve ’62. Field jetonte bashkë me të shoqen, për shkak të një lloj azili vullnetar dhe mbante lidhje të ngushta me grupin komunist amerikan në Meksikë.

Please follow and like us: