Albspirit

Media/News/Publishing

Misteri dhe mrekullia e liqenit të trëndafiltë

liqeni hiller

Liqeni Hiller, i cili gjendet në mes të një ishulli në Australinë perëndimore konsiderohet si një nga mrekullitë e natyrës me pamje të rrallë. Edhe pse gjendet vetëm disa metra larg oqeanit, ky liqen ka ngjyrë rozë të theksuar, misterin e të cilës shkencëtarët ende sot e kësaj dite nuk kanë arritur ta shpjegojnë dot. Liqeni është i kripur, me gjatësi rreth gjashtëqind metër dhe një rrip i ngushtë toke i përbërë nga dunat e rërës të mbuluara me bimësi e ndan atë nga oqeani.

liqeni hiller.jpg1

Arsyeja për ngjyrën e liqenit është ende duke u studiuar, dhe deri tani askush nuk ka dalë me një shpjegim të arsyeshëm. Megjithatë, shpjegimi më i mundshëm, sipas disa shkencëtarëve lidhet me përqendrimin e ulët të përbërësve ushqyes dhe llojet e ndryshme të baktereve dhe algave që janë përgjegjës për ngjyrën e trëndafiltë të liqenit, por në mostrat e ujit të marrë nga liqeni nuk ka asnjë gjurmë algash.

liqeni

 

Please follow and like us: