Mozaik kulturor nga Kina
Rihapet pas rinovimit Teatri Majestic i ShangaitTeatri 75 vjeçar “Majestic” I Shangait pas 6 vjet rikonstruksioni u rihap në këtë metropol të Kinës. I ndërtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në vitin 1941 me investim amerikan, Teatri Majestic ka qenë një nga ndërtesat ikonë të Shangait, në skenën e të cilit janë vënë shumë vepra të shquara vendëse dhe të autorëve të huaj. Zhong Jing, zëvendëspresident i Grupit të Performimit të Arteve SEMG në Shangai thotë se pavarërisht rikonstruksionit, teatri ka ruajtur stilin e tij original. Rinovimi ka përmirësuar ndjeshëmskenën e teatrit, në të cilën është vendosur dhe një abazhur i ri prej kristali. Në skenën e teatrit pas rikonstruksionit, publiku do të ndjekë dramën moderne “Shang Yang”,e cila i kushtohet një reformisti kinez. Më pas Teatri Majestic do të vazhdojë shfaqjet e sezonit.
Arti perandorak rus në Qytetin e Ndaluar
Pallati i Muzeut i Pekinit ka ekspozuar vepra të artit perandorak rus, ndër të cilat dhe vepra që mbajnë firmën e të njohurit Karl Gustavovich Faberge, ku bën pjesë koleksioni i Vezëve të Pashkës i krijuar posazërisht për carin rus. Ekspozita e hapur zyrtarisht në fund të prillit është fryt i bashkëpunimit midis Pallatit të Muzeut të Pekinit dhe Muzeut të Arteve të Bukura të Virxhinias. Gjatë 3 muajve të ekspozitës në Pekin mbi 200 thesare artistike të carëve rusë do të jenë të vizitueshme për publikun, i cili do të shohë nga afër se si janë krijuar një shekull më parë stolitë e çmuara të perandorisë ruse. “Kjo nuk është e para herë që muzeu ynë ka hapur dyert për një ekspozitë të huaj. Qysh nga viti 2004 janë hapur ekspozita artistike nga Franca apo Rusia, thotë Song Haiyang specialist i Departamentit të Ekspozitave pranë Pallatit të Muzeut në Pekin. Ai shton se kjo është e para ekspozitë nga një muze i SHBA. Karl Gustavovich Faberge u lind në vitin 1846 dhe ndërroi jetë në vitin 1920.Ai është një arpunues i njohur nga Rusia i cili krijoi një koleksion prej 50 vezësh pashke për nder të Carit, për të cilat ishte nderuar nga vetë ai. Në ekspozitën në Pallatin e Muzeut në Pekin janë paraqitur dhe stoli prej diamanti.
Zhouzhang, në veprat e piktorëve kinezë
Qyteza mes ujrave Zhouzhang në provincën kineze Jiangsu ka ngjallur gjithmonë interesin dhe frymëzimin e artistëve, veçanërisht të piktorëve. Mjeshtri i pikturës Wu Guanzhong në veprën e tij me titull ‘” Zhouzhuang” të nxjerrë në ankand në prill arriti në Hong Kong rekordin prej 236 milion dollarë hongkongas ose 30.4 milion dollar amerikanë. Kjo vepër sjell në harmoni ngjyrat e bardhë, e zezë dhe gri, duke kompozuar me mjeshtëri ndërtesat e qytezës.Shtëpitë karakteristike të qytezës të rrethuara nga uji të impresionojnë me shikim të pare. Piktori I njohur kinez Wu Guanzhong e ka portretizuar më shumë se një here qytezën, por ai nuk është I vetmi. Të tjerë piktorë kinezë që kanë shndërruar në art këtë qytezë turistike të Kinës janë Fang Xiang, Zhou Bichu, Li Dahong apo Chen Yifei.