Nëse doni bebe, ngjizeni më 11 dhjetor, është dita më fertile e vitit
Nëse jeni një çift i ri dhe keni ndërmend të sillni në jetë një bebe, nesër keni shansin më të mirë për ta ngjizur atë.
Sipas një studimi, 11 dhjetori është dita më fertile e vitit. Dhjetori është gjithashtu muaji kur ngjizen shumica e bebeve në botë, ndaj shumë bebe lindin në shtator, d.m.th 9 muaj nga dhjetori. Sipas shkencëtarëve, dimri është stinë më e përshtatshme për të ngjizur një fëmijë se sa vera, sepse cilësia dhe aktiviteti i spermës është më i madh në temperatura të ulëta. Njerëzit gjithashtu janë më të pritur të bëjnë seks në dhjetor, duke qenë se është një muaj festiv dhe i gëzueshëm.
Statistikat janë përpiluar nga ‘Lovehoney’, që është një nga kompanitë britanike më të mëdha të shitjeve online të lodrave të seksit, por i bazuar gjithashtu në të dhëna mirëfilli shkencore.