Nexhmije Pagarusha feston 83-vjetorin në skenë

Edhe pse është larguar shumë e re nga kënga, 51 vjeçe, për shkak të problemeve të kordave vokale, ajo dëshmoi dje në skenë se ende mbetet një këngëtare e madhe. Ngjitja në skenë për të kënduar dy këngë të saj ishte një mënyrë për t’i falënderuar të pranishmit.
Ajo shprehet se nuk është e pasur, por në Radio Prishtina numërohen rreth 150 incizime të këngëve të saj, që janë një pasuri e madhe për të gjthë shqiptarët. Pagarusha jeton në një apartament të vogël në Prishtinë që nuk i kalon të 40 metër katrorët. Prej kohësh ajo është anëtare e shoqatës së Handikapëve në Kosovë ku jep një kontribut tejet aktiv.
Vazhdon të jetë një grua shumë e dashur, mikpritëse dhe e mbushur me emocione shpërthyese. Është një nga këngëtaret më të njohura të Kosovës, e vlerësuar me çmime shumë domethënëse ndër të cilët mund të theksohen ”Bylbyli i Kosovës”, “Këngëtarja e Shekullit”.