Rishikohet drejtshkrimi fonetik i gjuhës kineze
Standardi i ri i drejtshkrimit fonetik i gjuhës kineze, i njohur si “Pinyin”, u publikua së fundi në Pekin.
Rishikimi i këtij sistemi i krijuar në vitin 1982 kërkoi 5 vjet. Pas përpunimit, janë sistemuar në mënyrë të hollësishme drejtshkrimet, përdorimet e tonave, të shenjave të pikësimit etj., duke shtuar rregullat për transferimin automatik fonetik në sistemin kompjuterik etj.
Ky standard do të përdoret kryesisht në biblioteka, muze dhe institucione ndërkombëtare për drejtshkrimin e emrave e të vendeve, kërkimet në rrjet dhe katalogimin e informacioneve e të materialeve në gjuhën kineze.
Please follow and like us: