Rusi, gjendet diamanti 158, 2 karat, vlen 1,5 mln $

Ndoshta nuk është i përshtatshëm për një unazë fejese, por diamante i zbuluar së fundmi në Rusi përbën një rekord të vërtetë, duke qenë se është 158. 2 karat dhe vlen 1, 5 milionë dollarë.
Diamanti i pazakontë është gjetur në një minierë ari në Nyurbinsk, në veri të Rusisë, e cila menaxhohet nga ‘Alrosa’, kompania më e madhe e kërkimi të diamanteve në vend, raporton agjencia e lajmeve ruse, ‘RIA Novosti’.
Kanë qenë pikërisht specialistët e kompanisë ata që kanë bërë vlerësimin për gurin e çmuar i cili sipas tyre mund të shitet për një shifër prej 1,5 milionë dollarë, ndërkohë që nëse ai përpunohet, do të prodhojë disa kulitetete të ndryshme diamantesh dhe vlera e secilës mund të shkojë në disa qindra mijëra dollarë.

Me gjithë madhësinë dhe vlerën e konsiderueshme, ky diamant nuk është më i madhi i zbuluar ndonjëherë. Sipas ‘Forbes’, diamanti më i madh, prej 3,106 karat është zbuluar në vitin 1905 nga Frederick Wells, në një minierë të Afrikës së Jugut.
26 shator 2012 (gazeta-Shqip.com)