Albspirit

Media/News/Publishing

S’ka shaka në Kinë për fundin e botës

Të bësh shaka me fundin e botës në Kinë është e patolerueshme. Të paktën 100 persona përfunduan në pranga në gjashtë provinca të ndryshme të vendit aziatik.

Personat e arrestuar akuzohen për përhapjet e panikut dhe alarmit të rremë tek popullsia. Ata njiheshin që të gjithë si “zëdhënës të profecisë së Majave” mbi fundin e botës më 21 dhjetor dhe pjesë e një sekti të vetëquajtur “Zoti i Plotfuqishëm”. Autoritetet kineze i faturuan këtij sekti përhapjen e pamfletëve dhe mjeteve të tjera ku propagandonin fundin katastrofën, fundin e botës. Thirrja e tyre u bë virale në internet, ku në Kinë numërohen mbi 400 milionë përdorues të tij.

Please follow and like us: