Skeleti që u gjet poshtë një parkingu është i mbretit Rikardi III
Analiza e ADN vërtetoi se skeleti me shpinë të harkuar i përket mbretit anglez që u vra 500 vjet më parë
Eshtrat e zbuluara nga një ekip kërkuesish britanikë gjatë muajit shtator në një parking në Leicester, Britaninë e Madhe i përkasin mbretit anglez, Rikardi III i cili u vra gjatë një beteje rreth 500 vjet më parë dhe ishte i fundit mbret britanik që dilte vetë në fushën e betejës.
Skeleti i ruajtur në gjendje të mirë kishte shumë karakteristika të ngjashme me mbretin që drejtoi Britaninë në vitet 1483-1485, Rikardi III dhe që përshkruhet nga historia si gjakatar, pasi mendohet se ka vrarë dy nipat e tij të mitur për t’u marrë pushtetin.
Shkencëtarët që konfirmuan lajmin e këtij zbulimi të rëndësishëm arritën në këtë përfundim pas analizave të ADN tek pasardhësit e Rikardit, të cilat provuar se ato përputhen plotësisht.
Sipas të dhënave, skeleti ka shenja të goditjeve me heshtë, të ngjashme me ato që raportohen nga beteja ku mendohet se ai ka mbetur i vrarë në vitin 1485, në betejën e Bosworth. Në veprën e Shekspirit me të njëjtin emër, mbreti përshkruhet si i pamëshirshëm, gjakatar, me njërën dorë të paralizuar që nga lindja dhe gungaç, të dhëna që në fakt mund të jenë edhe pjesë e trillit letrar të krijuar nga gjeniu i letrave.
Eshtrat u zbuluan në një zonë ku dikur shtrihej një shpellë, në të cilën zakonisht pushonte mbreti, e zbuluar nga arkeologët poshtë një parkingu.
Historianët mendonin se eshtrat e Mbretit Rikard III u varrosën në manastirin françeskan të Grey Friars në Leicester, por kisha u shkatërrua në vitin 1530 duke humbur pozicionin e saktë.