Albspirit

Media/News/Publishing

Studentja braziliane shet virgjërinë për 780 mijë dollarë

Një studente braziliane ka shitur, përmes një ankandi online, virgjërinë e saj për një shumë prej 780 mijë dollarësh (rreth 600 mijë euro). Ankandi i pazakontë është fituar nga një djalë japonez, i cili konkurroi dhëmbë për dhëmbë me dy djem amerikan dhe një indian për të fituar ‘çmimin’ e tij.

Studentja braziliane, Catarina Migliorini e kishte ofruar virgjërinë e saj përmes një sajti online me titull ‘virginswanted.com’, ku një djalosh rus kishte realizuar të njëjtën shitje për 3 mijë dollarë. ‘Operacioni’ i çuditshëm është projektuar nga një regjisor australian, i cili ka marrë përsipër të realizojë një dokumentar duke u nisur pikërisht nga eksperienca e të rinjve gjatë përjetimit të kësaj përvoje jo të zakontë.

Kritikat kanë qenë të shumta lidhur me këtë nismë, duke e akuzuar regjisorin Justin Sisely për nxitje të prostitucionit. Por braziliania 20-vjeçare është shprehur mjaft e kënaqur nga shifra e arritur për blerjen e përvojës së saj të parë seksuale, ndërsa paratë që do të përfitojë do të shkojnë për bamirësi, me qëllim përmirësimin e jetesës së komunitetit ku ajo jeton, në Brazil.

Please follow and like us: