Temë diplome për 280 euro, “biznesi” i ri në “Facebook”

Ata kanë thënë se bashkëpunojnë edhe me profesorë për secilën degë të fakulteteve në Shqipëri e Kosovë. Të pyetur nëse kanë pasur edhe “klientë” nga Kosova, ata pranojnë se kanë punuar tema edhe për studentë të Kosovës. “Nga Kosova kemi 23 punime që po i zhvillojmë”, ka thënë një prej menaxhesve të faqes. Ndërkaq, duke folur për çmimin e tyre, bashkëbiseduesi ynë bëri me dije se një temë diplome e masterit për afatin e korrikut kushton 350 euro, kurse çmimi zvogëlohet nëse tema e diplomës kërkohet të punohet për në shtator apo tetor. Çmimi për një temë diplome në bachelor është 280 euro.
Please follow and like us: