Albspirit

Media/News/Publishing

Ujëvara e Sotirës ose “Niagara e vogël”

  • sotira1-1.jpg
  • sotira3-1.jpg
  • sotira4-1.jpg
  • sotra2.jpg

sotira4N.Lena / – Ujëvara e Sotirës ose “Niagara e vogël” ndodhet rreth 60 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh rreth dy orë në këmbë nga fshati Sotirë, nga ku ka marrë emrin ujëvara.

Ajo buron nga mali i Tomorrit dhe zbret nga një lartësi prej 100m. Tomorri, ky mal enigmatik me plot gojëdhëna e histori, fsheh shumë mistere burimore të ujit që del nga nënkëmbët e tij. Nga trupi i tij rrjedh dhe “burimi i kuçedrës” një burim ujor që mund ta ndërpres rrjedhën e vet edhe kur ti je duke pirë ujë në të. Papritur e lëshon ujin dhe papritur e merr atë. Prandaj është quajtur dhe burimi i kuçedrës, sepse besohej që është “kuçedra” ajo që i kurdis këto punë. Shkenca gjeologjike e shpjegon me formacionet shkëmbore që lëvizin brenda malit të madh.

Në verilindje të Tomorrit, ndodhet një burim i fuqishëm që vjen nga një e çarë gjatësore në shkëmbin gëlqeror të thepisur. Peizazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm. Zhurma e ujit mund të dëgjohet shumë larg.

Kjo ujëvarë tashmë është kthyer në një vend pelegrinazhi për turistët vendas dhe të huaj. Çdo fundjavë ajo pret me sotra2qindra vizitorë.

Edhe këtë fundjavë ishin mbi 150 vizitorë për të parë nga afër ujëvarën e Sotirës “Monument Natyre”.
AdZM Elbasan nëpërmjet specialistëve të saj shoqëruan vizitorët dhe informuan rreth këtij monumenti natyror duke shpjeguar gojëdhënat rreth kësaj Niagare të vogël.

Please follow and like us: