Ura që “zhytet” mes Danimarkës dhe Suedisë
Nëse nuk keni humbur asnjë orë gjeografie në shkollë, atëherë ndoshta e mbani mend që Danimarka dhe Suedia ndahen nga njera tjetra nga një vijë e ngushtë uji- ngushtica Øresund. Sigurisht, në hartë duket e vogël, por është 15 km e gjërë. Në të kaluarën danezët dhe suedezët e kalonin distancën duke përdorur trap, por udhëtimi zgjaste për një kohë shumë të gjatë. Kështu që u mor vendimi për të ndërtuar një urë- e cila padyshim është unike. Edhe njëherë, jemi plotësisht të bindur se arkitektët janë gjenij të vërtetë! Ura është gjigante: përbëhet nga një austradë me 4 korsi dhe hekurudhë me 2 nivele të ndryshme. Pjesa e parë e saj përfundon në një ishull artificial në mes të ujit, dhe rruga zhduket poshtë një tuneli nëntokësor. Ndërtimi i pazakontë është zgjedhur për shmangur bllokimin e rrugës së avionëve, të cilët ulen pranë aeroportit të Kopenhagenit, si dhe për t’i lënë hapësirë anijeve të lundrojnë përmes ngushticës. Ura duket mahnitëse, sidomos e fotografuar nga lart.