Albspirit

Media/News/Publishing

Vendimi i Kushtetueses për Koço Kokëdhimën

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur një vendim paraprak mbi heqjen e mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima, ndërsa vendimi i plotë pritet të zbardhet në ditët e ardhshme.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 09.05.2016 shqyrtoi çështjen me palë:

Kërkues:  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Subjekt i interesuar:  Deputeti Koço Kokëdhima

Objekt:  Konstatimi i papajtueshmërisë me mandatin të deputetit Koço Kokëdhima.

Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, në mbështetje të nenit 131/e të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

VENDOSI

– Konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima

Please follow and like us: