Vjollca Hoxha humbet gjyqin me ortakët për pronësinë e Top Channel
Vjollca Hoxha ka humbur gjyqin për pronësinë e Top Channel. Bashkëshortja e pronarit të ndjerë të televizionit, Dritan Hoxhës, kishte paditur dy ortakët Albert Cino dhe Aurel Bacci me pretendimin se ata duhet t’ia kthenin aksionet që zotëronin në televizion, për shkak se i shoqi ua kishte dhënë pa marrë firmën e saj.
Cino dhe Bacci zotërojnë 60 % të aksioneve, ndërsa Vjollca Hoxha dhe fëmijët e saj kanë në tërësi kanë 40 % të aksioneve.
Vjollca Hoxha u bë administratore e televizionit pas shkarkimit të Enkel Jotit. Ajo mori firmat e aksionerëve të tjerë për t’u bërë administratore ligjërisht, duke u regjisturar edhe në QKR dhe fill pas kësaj i paditi aksionerët duke kërkuar marrjen e 100 % të aksioneve të Top Channel.
Ortakët që kishin shumicën vendosën ta shkarkonin pas këtyre lëvizjeve. Por Vjollca Hoxha e dërgoi vendimin e tyre në Gjykatën e Tiranës dhe e fitoi gjyqin e ndërmjetën.
Gjykata vendosi ta pezullojë vendimin e ortakëve dhe deri sa ccështja të shqyrtohej në themel, Top Channel do të drejtohej nga Vjollca Hoxha.
Administratorja e Top Channel mësohet se do ta dërgojë në Gjykatën e Apelit vendimin e sotëm. Deri atëherë ajo nuk do të jetë e vetmja pronare e këtij televizioni, por një ortake në minorancë.