Vogëlushja, një pyetje që e la Papën pa fjalë
Një vogëlushe e përlotur në Manila, Filipine u përqafua nga Papa, pasi i bëri atij një pyetje.
“Pse Zoti lejon që fëmijët të bëhen prostitute?”, ishte pyetja që e preku Papën.
Glyzelle Palomar qau dhe vazhdoi…
“Shumë fëmijë përfshihen në drogë dhe prostitucion. Pse i lejon Zoti këto gjëra? Fëmijët nuk kanë faj”.
Papa më pas mori në krahë vogëlushen që ta ngushëllojë. Ai u prek aq shumë nga fjalët e kësaj vajze sa që kishte braktisur fjalimin e tij të parapërgatitur në anglisht, dhe iu përgjigj vajzës në spanjisht, në gjuhën e saj kombëtare.
Papa lëvizi dhe tha…
“Kjo vajzë është e vetmja që e ka bërë një pyetje që nuk ka përgjigje dhe e vetmja që e shprehu atë jo vetëm me fjalë por edhe me lot”.
Duke bërë thirrje që njerëzit të tregojnë dhembshuri ndaj të margjinalizuarve, Papa vazhdoi…
“Unë e ftoj secilin prej jush që ta pyesni veten, ‘A jam mësuar të qaj kur shoh një fëmijë të uritur, një fëmijë në rrugë që përdorë drogë, një fëmijë të pastrehë, një fëmijë të braktisur, një fëmijë të abuzuar, një fëmijë që shoqëria e përdorë si skllav’?”.
Vogëlushja ishte braktisur nga prindërit e saj dhe ishte strehuar në një bashkësi kishtare.

Please follow and like us: