Aksident horror në Vlorë, trupi i viktimës u nda në dysh. Ja emri
Një aksident i ndodhur mesditën e sotme i ka marrë jetën një gruaje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën kombëtare Levan-Vlorë, ndërsa policia ka njoftuar se viktima ishte një grua që kishte dalë me bagëtitë e saj. Ajo është identifikuar si Lule Mema, ndërsa shoferi i arrestuar edhe Elvis Hysaj.
“Rreth orës 15:10, në autostradën e Vlorës ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekje.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën “Levan-Vlorë”, ku në hyrje të qytetit, pranë fshatit Nartë, dyshohet se një automjet tip “BMV X6” ka përplasur një këmbësorë për vdekje.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.
Mësohet se përplasja ka qenë shumë e ashpër aq sa ka ndarë ne dysh trupin e gruas.