Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet presidenti i Kastriotit, rrahu gazetarin Eduard Ilnica

Policia e Tiranës ka vënë në pranga presidentin e ekipit të futbollit, Kastrioti. Mbrëmë në Tiranë ai ka ushtruar dhunë ndaj gazetarit sportiv Eduard Ilnica për shkak të një artikulli të shkruar prej tij në lidhje me dhunën e ndodhur në takimin Korabi – Kastrioti. Ilnica ka përfunduar në spital, ndërsa pak orë më pas Alban Vogli, 29 vjeç u prangos. Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 09.05.2016, rreth orës 22:20, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në afërsi të bar “Noel”, është goditur me sende të forta shtetasi E. I., 41 vjeç banues në Tiranë, i cili ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të kësaj vepre penale, ku u ndalua shtetasi:

– Alban Vogli, 29 vjeç, banues në Krujë, presidenti i ekpit të “Kastriotit”

Ky shtetas ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip “Volkswagen”, me targë AA229LB, shtetasin E. I., ku më pas e ka dhunuar duke e goditur me sende të forta, për arsye të një artikulli që shtetasi E. I. ka publikuar nëë një gazetë lokale.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tirnaë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, ” Heqja e paligjshme e lirisë” dhe ” Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga Nenet 88, 110, 237 të Kodit Penal.

Please follow and like us: