Denoncimi në “Stop”/Skandal, 250 euro “për të folur rrjedhshëm” anglisht
Në emisionin investigativ “Stop” ka ardhur një tjetër denoncim nga një qytetare. Përmes kamerës së fshehtë zbulohet një tjetër korrupsionin në kurset e gjuhëve të huaja, diplomat e të cilave njihen për efekt masteri apo doktorature. Drejtuesit e qendrës shpjegojnë edhe listën e çmimeve në varësi nga niveli i dëshmisë. Personi i interesuar nuk di asnjë fjalë në anglisht, por pasi paguan 250 euro “e flet rrjedhshëm” këtë gjuhë. Përmes ndihmës së asistenteve të pedagogeve realizohet testi dhe në fund sigurohet diploma.
Pedagogia: “Si të kam xxx?”
Qytetarja: Mirë! Si ja kalon ti?
Qytetarja: Kam nevojë të më ndihmosh edhe…
Pedagogia: “Jo, problemi është që do të hysh vetë? Që të hysh e ta marrësh është në Vlorë. Do të shkosh në Vlorë.”
Qytetarja: Është e sigurt domethënë?
Pedagogia: “E sigurt.”
Qytetarja: Më kupton, vetëm ju të më ndihmoni!
Pedagogia: “Ti, si të duash bëj!”
Pedagogia: “Provimi është ditë të mërkurë dhe të shtunë. Duhet të jesh në orën 10-të. Të çojmë më përpara kartën e identitetit që të bësh regjistrimin. Por që futesh….unë ta garantoj që e merr. Se do jetë vajza aty që të ndihmon ta plotësosh. Nëse nuk do të shkosh atëherë ke një kosto plus 50 euro.”
Pedagogia: “Nëse s’do shkosh… në fakt varet se çfarë niveli do njëherë. Ti e do për të marrë diplomën?”
Qytetarja: Po, për të marrë diplomën.
Pedagogia: “Për të marrë diplomën ty të duhet o A1 o B1.”
Qytetarja: Ok
Pedagogia: Ose A2.
Qytetarja: Si është kjo, skadon pastaj?
Pedagogia: “Jo jo, s’të skadon asnjëherë. Është lënë me aq.”
Qytetarja: Po na njihet neve nëse se japim?
Pedagogia: “Absolutisht! Po çfarë thua? Absolutisht!”
Qytetarja: Po sa shkon totali?
Pedagogia: 250.
Qytetarja: Në lekë apo në euro?
Pedagogia: “Në euro, në euro.”
Pedagogia: I ka me euro, se është i lidhur me Kembrixhin dhe paguhet me euro. Po që ta garanton. 200 euro e ke të shkosh atje, po ta garanton ta marrësh çertifikatën.Në dorë nuk e merr dot por e merr pas 5 ditësh.
Qytetarja: Po mirë mirë, se është një punë që pret. Edhe bëhet fjalë për cilin nivel?
Pedagogia: B1, A1. Se ta garanton ta marrësh, e kupton ti?
Qytetarja: Është e sigurt?
Pedagogia: Po po po.
Qytetarja: Ka qendër kursesh private kjo?
Pedagogia: Kurse private ka.
Qytetarja: Të liçensuar?
Pedagogia: Po, të liçensuara i ka. Të Kembrixhit.
Qytetarja: Nëse unë do të shkoj do të paguaj vlerën që më thatë ju, nëse nuk shkoj do të dorëzoj vetëm kartën e identitetit?
Pedagogia: Ti them edhe njëherë çmimet. A1, A2 është te 200.
Qytetarja: Euro gjithmonë?
Pedagogia: Po po, se nuk paguan ndryshe atje. B1 fillon 250; B2 300; C1 350; C2 400.
Qytetarja: Vetëm ta marr se..
Pedagogia: E ke të marrë, ta garantoj unë!
Qytetarja: Faleminderit.
Pedagogia: Mirë xxx! Shih, mendo dhe më thuaj çfarë do të bësh.
Momenti i dhënies së parave.
Drejtori i Qendrës: Hajde! Hajde! Një minutë.
Drejtori i Qendrës: Të gjithë prisni që të vijë kjo njëherë. Hajde një çik!
Drejtori i Qendrës: Dy sekonda!
Pedagogia: Me shoqëri …me radhë.
Drejtori i Qendrës: Në rregull, në rregull. Bëjmë çik pagesën!
Qytetarja: Po, siç e kemi lënë me zyshën? Merre dhe këtë (ID).
Pedagogia: 250 (euro) mos e vrit mendjen. Ashtu e kemi lënë, merri dhe jepja.
Qytetarja: Do të na ndihmojnë apo…?
Pedagogia: Është vajza. Do t’iu ndihmojë vajza pa merak.
Ndërkohë kamera e fshehtë sjell edhe pamjet nga momenti i testimit.
Asistentja: Ndërkohë që unë..Vendosni pak kufjet, ju lutem dhe dëgjoni tutorin, për të krijuar një ide si funksionon provimi.
Qytetarja: Po ne që ssss…?
Asistentja: Celularët të fikur sepse interferon.
Qytetarja: Po ne që s’dimë asgjë, psh?
Asistentja: Thjeshtë dëgjo.
Marrja e çertifikatës niveli B2, Anglisht!
Qytetarja: Përshëndetje! Si je? Unë jam, xxx. Kam dhënë…Ke qenë ti herën e parë?
Sekretari: S’e mbaj mend. Sa njërëz hyjnë e dalin këtu, se mbaj mend.
Qytetarja: Para një jave, ditën e shtunë kam dhënë provim këtu te…
Sekretari: Bulets?
Qytetarja: Po.
Sekretari: Kur ju thanë që ta merrnit?
Qytetarja: Po, për sot. Unë fola me zyshën, se mua më ka sjellë zysh Majlinda. Nuk e di e njeh?
Sekretari: E njoh.
Qytetarja: Ajo më ka sjellë. Edhe më mori në telefon që më tha mund të shkosh sot. Se mezi e prita ta marr se më duhet të tërheq diplomën patjetër. Po, kjo është besoj shumë faleminderit. Unë për vete shyqyr që e mora se isha në gjendje shumë kritike. Kështu që shumë famelinderit nga ju./tvklan.al