Fahredin Gashi, 66 milonëshi i SHIK-ut
Naim Miftari
Fahredin Gashi bashkëpunëtori i ngushtë i sigurimit serb (mik e jaran i ngushtë i komandantit të stacionit të policisë serbe në Shtimje Dragan Gjorgjes (pas luftës Faruku ësht edhe dëshmitar i tribunalit të Hagës kundër UÇK-së)! kishte revole me leje nga (SUP) MPB – Serb M-57.TT, në vitin 1998-1999..!
Po ky Faruku ishte njeriu kyç që merrte dhe që shoqëronte e ia siguronte rrugen Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Agim Çekut dhe Azem Syles nga kufiri i Maqedonisë (rruga e cigareve-duhanit) nga rrethina e Kaçanikut kur vinin nga Tirana për tu fotografuar në zonat e UÇK-së si në Divjak, Likovc, Berishë…! Pas luftes po ky ”atdhetar” u shndërrua në një biznismen milioner zyrtarisht punonte vetëm me gruan, por për 4 vite kishte pasur një qarkullim mbi 66 milionë euro dhe ishte diler i kompanisë që pretendon se ka 80 % të tregut kosovar të shitblerjes së metaleve, kryesisht armaturë. Fahredin Gashi Faruku, pas luftës shefi i Nazim Bllacës (skuadra e vrasjeve e SHIK-ut), tashmë edhe i dënuar me 18 vjet burg për krime lufte dhe është në proces gjyqësor për krime të tjera të pasluftës, gjithë periudhën e pasluftës punoi me kompaninë “Laberia Company”.
Me të rënë në burg, trualli ku kompania e tij e kishte selinë jepet me qera, përderisa biznesi i tij “Laberia Company” pushon së funksionuari,- thuhet në një shkrim të Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese (QKGH) – “Preportr”. Ai kurrë nuk e pranoi që shërbeu për Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), por është parë rregullisht në zyrat e SHIK-ut, sidomos zyrat e Ilmi Reçicës dhe Fatmir Xhelilit. Nga të dhënat doganore dhe ato të administratës tatimore, merret vesh se vetëm nga viti 2005 deri më 2009, i vetëm dhe me një kompani kishte pasur qarkullim mbi 66 milionë euro! Kishte përfaqësinë e njërës nga 200 kompanitë më të mëdha maqedonase, e që në këtë shtet mbulonte 70 për qind të tregut të metaleve, kurse ka deklaruar që e ka 80 % të tregut kosovar në këtë industri. Por, që kur pronari i saj ra në burg, kompania “Laberia Company”, që ishte themeluar në vitin 2001, ka pushuar së funksionuari dhe tash vendi ku kompania e kishte selinë jepet me qera. Sipas të dhënave të Administratës Tatimore (ATK), kompania “Laberia Company” në shkurt të vitit 2011 kishte pasur aktivitetet e fundit në pagesën e tatimeve në paga dhe kontribute pensionale, përderisa në shtator të 2011 kishte pagesën e fundit të TVSH-së.
Fahredin Gashi – Faruku nga Shtimja, i dënuar me 18 vjet burg për vrasjen e Sali Gashit, për të cilën vrasje u akuza nga EULEX-i si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), për më pak se gjysmë dekade (4 vjet!) bëri miliona euro nga puna me kompaninë “Laberia Company”, ani pse zyrtarisht në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka të regjistruar vetëm dy punëtorë, veten dhe gruan e tij, Emine Hysenin.
Tani bëhet pyetja si disa portale, gazeta, analistë, politikan deri te AKI (shërbimi politik “inteligjent” i Kosovës) të orkestruar ose të paguar nga dikush (i madh) ia trumbetuan, por edhe fallsifukun disa gjëra dhe ja shohin për të madhe Nazim Bllaces punëtorit të Fahredin Gashit se paska bashkëpunuar edhe me prokurorin serbe për krime lufte dhe BIA-n sigurimin serb (të cilës dorën në zemër) Nazim Bllaca ju kishte kërkuar pasaporta biometrike për veten dhe familjarët e vet, por e trumbetuan edhe pse paska tërhequr njëherë (tetëdhjetë mijë) 80.000 mijë euro nga një bankë e Kosovës, kurse çuditërisht këta ”intelektualë të para sistemeve politike, gazetar, ekspertë, portale, shërbime intelegjente të orkestruara harrojnë apo nuk guxojn të merren me bosat e vertetë të Nazim Bllacës e Fahredin Gashit (i cili sot shtiret si i çmendur) interesant kombinimi para luftës dhe gjatë luftës mik dhe bashkëpunëtor i sigurimit serb, por edhe i besuar i Hashim Thaçit me kompani të tij (multi milonerë) pas luftës edhe dëshmitar i Tribunalit të Hagës kundër UÇK-së nga i bëri ”Komandant Faruku” ato 66 milonë euro vetëm për 4 vite dhe të kujt janë ato milona euro dhe ku janë sot ata miliona (ishujt Kajmane) e sa e sa qindra miliona të tjerë që u ”fituan” në të zezen pa letra, pa mbulesë ligjore! Dhe kur e krahasoi Nazim Bllacen njërën anë me Farukun dhe shefa të shefave, bosëve të Farukut e bosëve të shumë farukav tjerë, krijon njeriu përshtypjen se Nazim Ballca, por edhe shefi i tij janë peshqit apo (Udb-ashët) më të vegjël kundër tjerëve dhe ma shumë ngjajnë në devenë arabe, kur i ngarkuan tërë barren e Dam