Finlanda i ka shkollat më të mira
Profesori i Edukimit në Universitetin e Harvardit në Amerikë, Howad Gardner ka një këshillë për amerikanët, “Mësoni nga Finlanda, që i ka shkollat më efektive në botë dhe që bën të kundërtën e asaj që bëjmë ne në Amerikë”. Finlanda ka një histori të të prodhuarit rezultatet më të larta të testeve në botën perëndimore. Fëmijët në Finlandë nuk i nënshtrohen asnjë trajnimi formal akademik deri në moshën shtatë vjeçare. Deri në atë moshë, ata qëndrojnë në shtëpitë e kujdesit ditore, duke mësuar të luajnë, të këndojnë e të bisedojnë. Shumica prej fëmijëve shkojnë në shkollë me biçikleta, edhe ata më të vegjlit. Orët e shkollës janë të shkurtra dhe detyrat janë të lehta. Nëpër klasë nxënësve u lejohet të luajnë e të qeshin me njëri tjetrin dhe në Finlandë mësues është njëri ndër profesionet më të admiruara e më të besuara paralel me doktorët, për shkak se atyre ju kërkohet të kenë diplomë master në edukim me specializime të veçanta për praktikën klasore. “Misioni jonë si të rritur është t’i mbrojmë fëmijët tanë nga politikanët”, thotë njëri prej profesorëve finlandezë. “Kemi një detyrë etike dhe morale që t’iu kërkojmë njerëzve të bizneseve të qëndrojnë jashtë shkollave”.