Kapet Shermadhi, vrasësi me pagesë
Një prej anëtarëve të bandës së vrasjeve të udhëhequr nga Admir Tafilaj dhe që ishte shpallur në kërkim nga policia, është arrestuar dje nga ana e shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, në bashkëpunim me policinë e Elbasanit. 25-vjeçari Klajdi Shermadhi, banues në Elbasan është ndaluar pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, si dyshuar për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, prodhimi dhe mbajtje pa lejë të armëve luftarake dhe municionit.
Bëhet fjalë për vrasjen e Edmond Cakmadhit, në 5 nëntor të vitit 2013, ku Shermadhi akuzohet si bashkëpunëtorë me të pandehurit Alfred Tafilaj, Kristi Pine, Ardian Ozuni dhe Alfred Qefalinë. Grupi kriminal ku bënte pjesë i riu bënte vrasje me pagesë të porositura nga burgu dhe drejtohej nga i dënuari me burgim të përjetshëm Admir Tafili. Mbi 13 anëtarët e këtij grupi rëndojnë akuzat si vrasje me paramendim, vrasje, vetëgjyqësi, sigurim kushtesh për kryerjen e veprës penale, armëmbajtje pa leje etj. Nga hetimet e prokurorisë rezulton se grupi udhëhiqej nga Admir Tafilaj, i cili jepte urdhrat nga burgu ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm për të tjera krime. Hetimet për këta persona kanë nisur më shkurt të 2015-tës.