Korea e Veriut sot përmbyll punimet e Kongresit të 7-të
Korea e Veriut, që nga java e kaluar, është duke e mbajtur Kongresin e 7-të të Partisë së Punëtorëve, i pari që po mbahet pas 36 vitesh. Gjatë punimeve të këtij Kongresi ka kaluar rezoluta që kërkon nga qeveria e këtij vendi “forcimin bërthamor për vetëmbrojtje, si në aspektin cilësor ashtu edhe në atë sasior”. Po ashtu, është miratuar tërheqja e vendimit për përdorim të parë të armatimit atomik, derisa të mos rrezikohet sovraniteti i këtij vendi nga ndonjë shtet tjetër.
Në mbyllje të punimeve të Kongresit, lideri i këtij shteti, Kim Jong Un, iu adresuar sot masës së tubuar në Penjan.
“Një brohoritje e madhe për liderin e madh e gjithmonë fitimtar, shokun Kim Jong Un!”, ishte një nga fjalitë e tij drejtuar masës.
Nga ana tjetër, edhe presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, ka folur sot në Seul për këtë Kongres.
“Korea e Veriut ka dështuar të paraqesë ndryshime të sinqerta, që kanë për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes Jugut dhe Veriut. Ky vend vazhdon t’i injorojë paralajmërimet nga komuniteti ndërkombëtar, e njëkohësisht edhe rrit aktivitetet e saj bërthamore”, ka thënë Park.