Albspirit

Media/News/Publishing

Lirohet djali i rrëmbyer i ish-kryeministrit pakistanez

 

Pakistan - Ali Haider Gilani, Maj 2013

Forcat amerikane dhe ato afgane e kanë gjetur të gjallë djalin e kidnapuar të ish-kryeministrit të Pakistanit, gjatë një operacioni në Afganistan, ka njoftuar sot Ministria e Jashtme e Pakistanit, përmes një deklarate. Ali Haider Gilani, djali i Yousaf Raza Gilanit, “është gjetur sot në një operacion të përbashkët nga forcat e sigurisë afgane dhe amerikane në Ghazni, Afganistan”, thuhet në deklaratë. Më tutje thuhet se po bëhen përgatitjet për kthimin e tij në Pakistan, pas një kontrolle mjekësore. Vëllau i tij, Abdul Qadir Gilani, i tha agjencisë së lajmeve, AFP, se babai i tyre ndodhet në Afganistan. Gilani ishte kidnapuar nga militantë të dyshuar talibanë më 9 maj të vitit 2013 në Pakistan, dy ditë para zgjedhjeve nacionale, në të cilat ai po bënte fushatë. Babai i tij ishte kryeministër nga marsi i vitit 2008, derisa u shkarkua dhe akuzua nga Gjykata e Lartë, në prill 2012.

Please follow and like us: