Lotaria Amerikane, ambasada fton shqiptarët të sqarohen pasditen e 16 majit
Lidhur me Lotarinë Amerikane, ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se stafi konsullor do vizitojë Sarandën te hënën, në datë 16 maj 2016 dhe “ne do të jemi në dispozicionin tuaj përgjatë pasdites për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja lidhur me Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë” siç thuhet në njoftim.
“Nëqoftëse dëshironi të na takoni, na shkruani paraprakisht tek adresa jonëtiranausconsulate@state.gov duke specifikuar emrin, numrin e telefonit dhe llojin e informacionit që kërkoni.
Ju rikujtojmë se nuk do diskutojmë raste individuale vizash, por do i përgjigjemi me kënaqësi pyetjeve të përgjithshme për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë. Shpresojmë të shihemi me ju në Sarandë,”përfundon njoftimi.
Please follow and like us: