Albspirit

Media/News/Publishing

Lunacek: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Lunacek: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Kosova do të ketë përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian në momentin kur rekomandimi për liberalizimin e vizave do të shkojë atje, thekson nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”. Lunacek i ka bërë thirrje edhe klasës politike kosovare që të investojë në një përpjekje të përbashkët me shoqërinë civile dhe kosovarët e shquar që t’i bindin hezituesit nga 28 ministrat e Brendshëm të Këshillit të Evropës.

Lunacek shprehet se shpreson që së shpejti Kosova do të jetë pjesë e të gjitha organeve të OKB-së. Raportuesja për Kosovën në BE ka folur edhe për zgjedhjet serbe në Kosovë dhe sjelljen e pahijshme të disa zyrtarëve serbë.

Ndërkohë duke folur për Gjykatën Speciale, Lunacek i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i sigurojë fondet e mjaftueshme për funksionalizimin e saj. Ajo ka ripërsëritur se Serbia nuk ka të ardhme në BE pa njohjen e Kosovës.

Lunacek ka folur edhe për shumë çështje të tjera, ndërsa ka përfunduar duke thënë se shpreson që në 10 vite edhe Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Please follow and like us: