Albspirit

Media/News/Publishing

Mbërrin dosja nga SHBA në selinë e PS, ja njeriu “misterioz”

0

Sot ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe kryetarja e delegacionit të BE, Romana Vlahutin, u panë duke u percjellë nga deputeti i PS, Taulant Balla, pas një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partise Socialiste, ku u diskutua ne lidhje me Reformën në Drejtësi. Por një tjetër prani që ra në sy ishte edhe ajo e Këshilltarit Ligjor Resident i OPDAT, Jon Smibert, i cili erdhi veçmas te selia PS. Në duart e Smibert dallohej një bllok shënimesh dhe një dosje. Misioni qendror i OPDAT-it ka si qëllim që të ndihmojë qeverinë shqiptare  që të zhvillojë drejtësinë kriminale dhe strukturat e zbatimit të ligjit me theks të veçantë mbi korrupsionin publik, krimin e organizuar dhe trafikimin njerëzor. Departamenti i Drejtësisë sponsorizon dy programe të cilat synojnë përmirësimin e drejtësisë kriminale të Shqipërisë dhe sektorin e zbatimit të ligjit — Programi i Ndihmës dhe i Trajnimit të Zhvillimit të Prokurorisë (OPDAT) dhe Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP). Nuk dihet nëse Smibert do të shkojë me të njëjtën dosje edhe në takimet me Lsi dhe PD, apo ishte një dosje që i dorëzohet vetëm qeverisë.

smibertDonald Ludosja

Please follow and like us: