Mbretëresha që cilësohet si “Kate Middleton e Himalajeve”
Ajo është mbretëresha e Bhutan, një vend i vogël malor, mes Indisë dhe Kinës. 25 vjeçarja Jetsun Pema cilësohet nga media si “Kate Middleton e Himalajeve”. Ajo ka mahnitur popullsinë vendase me bukurinë, modestinë dhe me devotshmërinë e saj. E bija e një piloti, ashtu si Kate, ajo është një model frymëzimi, sepse nga një njeri i thjeshtë arriti të martohet me mbretin e vendit, Jigme Khesar Namgyel Wangchuck i Bhutan-it, shkruan tvklan. Ashtu si Dukesha e Cambridge, edhe Jetsun rrjedh nga një familje e e thjeshtë, ka studiuar për arte dhe shquhet për stilin e saj të veshjes. E fejuar me trashëgimtarin e kurorës në moshën 21 vjeçare, Jetsun Pema është mbretëresha më e re në botë. Çifti mbretëror është shumë i dashur nga vendasit dhe shikohet në vendin e vogël malor, si shumë modern. Kjo jo vetëm për jetesën e tyre të thjeshtë dhe modeste, por dhe sepse ka thyer rregulla të protokollit mbretëror, një ndër to ajo e të puthurit në publik dhe jetesa së bashku para martese.