Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Hafizi denoncon largimin nga puna të mësueses: Iu bashkua lëvizjes “Shqipëria mbi partinë”

Deputetja Mimoza Hafizi denoncon largimin nga puna të mësueses: Iu bashkua lëvizjes “Shqipëria mbi partinë”

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi, ka denoncuar pushimin nga puna të një mësueseje matematike në rrethin e Peshkopisë për shkak se iu bashkua lëvizjes “Shqipëria mbi Partinë”

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hafizi  bën me dije se mësuesja Miranda Kacaj është shkolluar e diplomuar në degën matematikë, Fakulteti Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Ka qenë mësuese në shkollën e mesme e tani në shkollën nëntëvjeçare “Demir Gashi”. Jep mësim prej 21 vitesh, por u largua nga puna për shkak të bindjeve të saj kudnër Partisë Socialiste dhe vendosja për tu bashkuar me lëvizjen e deputetit Ben Blushi.

Më poshtë reagimi i Mimoza Hafizit dhe dokumenti i largimit nga puna i mësueses

Miq të nderuar,

Mësuese Rina (Mandarina Kaca) jep prej 21 vitesh matematikë për nxënësit e Peshkopisë. Eshtë shkolluar e diplomuar në degën matematikë, Fakulteti Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Ka qenë mësuese në shkollën e mesme e tani në shkollën nëntëvjeçare “Demir Gashi”. E njoh prej disa javësh, kur u bashkua me ne në betejën për një politikë tjetër të Shqipërisë mbi Partinë. Ishte në ballë të bashkëbisedimit që organizuam në Peshkopi në muajin Prill.

Para pak ditësh Mandarinës i komunikuan largimin nga puna. Arsyeja: bashkimi me lëvizjen tonë politike.
Preteksi: një proces i stisur anketimi, përmbyllur me një vendim të shkruar pa respekt për gjuhën shqipe.
Vendimin shiheni vetë, e keni bashkëlidhur.

Ky është sistemi politik i ngritur prej 25 vitesh dhe që po ia merr frymën Shqipërisë. Sistem ku shteti përdoret për interesa politike e korruptive, sistem ku shteti parcelizohet në duar deputetësh që sillen si bajraktarë, sistem ku pushteti mbahet përmes dhunës dhe frikës.

Tentuam ta ndryshonim në 2013, por Rilindja e dështoi çdo përpjekje.

Përditë na ndodh që njerëz na takojnë apo na shkruajnë se duan të na bashkohen. Por kanë frikë! Që të mos e pësojnë si mësuese Rina. Që të mos i ndodhë siç parashikoi e reja Flogerta Krypi për prindërit e vet, kur denoncoi pikërisht këtë dhunë në një takim me ambasadorë para pak ditësh.

A do të vazhdojmë ta durojmë këtë sistem politik? A bëhemi dot bashkë për ta ndryshuar?

13133244_849804725149264_6883969754028936331_n

 

Please follow and like us: