Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri kosovar ndahet nga bashkëshortja për t’u lidhur modelen e njohur

Ministri kosovar ndahet nga bashkëshortja për t’u lidhur modelen e njohur
Nga sektori i zhvillimit ekonomik ka kohë që nuk kemi marrë ndonjë lajm, por kjo nuk mund të thuhet edhe për Ministrin e këtij sektori, Blerand Stavilecin. Ai, mëson gazeta, i ka dhënë fund martesës, për t’u lidhur me një modele të njohur.
Nëse keni menduar që Ministri Blerand Stavileci nuk ka qenë duke punuar, atëherë keni qenë krejtësisht gabim. Ose, keni pasur të drejtë vetëm në një far mënyre. Ai duket se nuk ka qenë duke punuar shumë në sektorin e tij, atë të ministrit, por ka qenë shumë i angazhuar në afera dashurie, gjë kjo që i ka kushtuar atij me çmimin e martesës.
Blerand Stavileci, që prej femrave në Prishtinë është konsideruar si mashkull atraktiv, duket që përfundimisht ka rënë në kurthin e ngritur nga ai vetë.
“Ai është ndarë nga gruaja kohë më parë”, i ka thënë Gazetës Express një burim i afërt me të, duke kërkuar që të mos i përmendet emri. Këtë lajm për Express e kanë vërtetuar edhe persona të tjerë, që kanë njohuri në këtë drejtim.
Stavileci, tregojnë burimet, ka filluar një lidhje të re dashurie me njërën prej modeleve më të bukura dhe më atraktive në vend, në kohët e fundit.
“Këtë gjë e dinë të gjithë. Vetëm ju qënkeni të fundit”, ka ironizuar një person i afërt me Stavilecin, kur është pyetur për këto zhvillime.
Ndryshe, Ministri Stavileci ishte bërë baba për herë të parë, para dy -tri vitësh. Ai, pasi ishte bërë baba, bombardonte opinionin nga faqja e tij në Facebook me foto të familjes, duke shprehur dashurinë e tij të zjarrtë ndaj bashkëshortes dhe vajzës. Kjo gjë, e cila vlen vetëm për bashkëshorten, paska qenë afatshkurtër./Express
Please follow and like us: