Albspirit

Media/News/Publishing

Në botë ka rreth 391 mijë lloje të bimëve

Në botë ka rreth 391 mijë lloje të bimëve

Një studim i ri ka vlerësuar se në botë ekzistojnë rreth 390,900 lloje të bimëve.

Shifra e re është pjesë e një raporti të shkruar nga 80 ekspertë, të udhëhequr nga Kopshtet Mbretërore Botanike në Kew të Londrës. Ky është vlerësimi i parë global i florës botërore. Studimi gjithashtu tregon se rreth 2,034 specie të reja bimore janë zbuluar në 2015. Rreth 2,000 lloje të reja të bimëve zbulohen ende çdo vit. Por, raporti paralajmëron se 21 për qind e bimëve kanë rrezik të zhduken, me kërcënime që përfshijnë ndryshime klimatike, humbje të habitatit për shkak të fermave, pastaj sëmundjeve dhe specieve pushtuese. “Po ndodhin ndryshime të mëdha, kryesisht ndryshime që lidhen me agrikulturën dhe urbanizimin e tokës”, ka thënë Kathy Willis, drejtoreshë e departamentit të shkencës në Kopshtet Mbretërore Botanike.

Please follow and like us: