Albspirit

Media/News/Publishing

Në Himarë sekuestrohet toka me vlerë 33 mln euro, blerë nga veprimtari kriminale

Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestrimin e rreth 33 hektarëve tokë në zonën e Himarës. Sekuestrimi i pronës në fjalë erdhi pas disa muajsh hetimesh për shtetasin Lefter Gjergji, 57-vjeç, banues në Himarë. Policia lokale sqaron se prona kap vlerën e 33 milionë eurove, dhe blerja e saj është bërë nga aktivitetet kriminale.

“Në bazë të një hetimi disa mujor, është berë i mundur dokumentimi i plotë ligjor dhe vendosja e masës së sigurisë “Sekuestro Preventive”, ku mbi bazën e të cilit, është sekuestruar një sipërfaqe toke prej 33 HA (tridhjetë e tre hektarë tokë) në vendin e quajtur “Dhrale Adhendra” Palasë, Himarë, në pronësi të shtetasit: Lefter Gjergji.

Policia sqaron se kjo veprimtari kriminale, tokë e sekuestruar, kap shumën monetare prej rreth 33 milionë euro”, sqaron policia lokale. Sipas policisë, procedimi penal ndaj këtij shtetasi ka filluar për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Hetimet për rastin vazhdojnë ende.

Please follow and like us: